Plumbat në Laç, 24-vjeçari vdiq, shoku në ‘fije të perit’

spot_img

Një nga të plagosurit e dy ditëve më parë në afërsi të Kishës së Laçit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital. Amarildo Ndoj ndodhet në reanimacion dhe pritet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.

Tre personat e tjerë që mbetën të plagosur do të vijojnë të hospitalizuar në QSUT. Daniel Gjeloshi, Liridon Ismailaj dhe shitësja Angjelina Ndoj janë jashtë rrezikut për jetën.

Një ditë më parë ndërroi jetë në spitalin e Traumës një nga të rinjtë e plagosur nga të shtënat me armë në hyrje të qytetit të Laçit.

Viktima është 24-vjeçari Geri Bitri, i cili nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra nga plumbat pavarësisht përkujdesjes së mjekëve.

Geri Bitri së bashku me Liridon Ismalajn, Amarildo Ndocin, Daniel Gjeloshin dhe shitësen ambulante Angjelina Gjezaj, mbetën të plagosur pas një sherri mes dy grupesh. Në pranga ranë Klevis Ndreca dhe Daniel Gjeloshi.

Latest articles

Related articles