Pas Vuçiç, “sëmuret” papritur edhe Robert Fico i Sllovakisë. Ishin betuar të shkonin te parada e Putin në Moskë

spot_img

Aleksandër Vuçiç duket se nuk është i vetmi lider, i cili ka filluar të “ndihet keq” në 24 orët e fundit.

Robert Fico i Sllovakisë, po ndjek një skenar të ngjashëm!

Vuçiç dhe Fico ndjenë “një sëmundje të papritur” dhe anuluan të gjitha punët e rëndësishme.

Kohët e fundit, të dy u betuan se do të shkonin te parada e Moskës që do të organizojë Vladimir Putini më 9 maj.

A është rastësi e gjitha kjo?

Presidenti i Serbisë, për shkak të “çështjeve shëndetësore” madje, ka ndërprerë vizitën e tij në SHBA, duke mos pasur përfundimisht një takim me presidentin Donald Trump, sicc pati paralajmëruar.

Vetëm pak ditë më parë, Vuçiç deklaroi edhe një herë se nuk do të refuzonte një vizitë në Moskë, siç i premtoi presidentit Putin.

Kryeministri sllovak Fico gjithashtu “u sëmur” dhe nuk mori pjesë në festimet e 1 Majit në Sllovaki. Ai gjithashtu nuk mundi, siç synonte, të solidarizohej me punëtorët, duke bërë turnin e natës si punëtor në një furrë buke në qytetin e Nitra-s.

Është e natyrshme kështu, duke parë afrimin e paradës së 9 majit, se ndoshta ata edhe mund të mos ia dalin të shkojnë në Moskë, nëse gjendja e tyre shëndetësore nuk përmirësohet

Latest articles

Related articles