Rëndohet bilanci i të plagosurve nga të shtënat me armë në qytetin e Laçit, duke shkuar në 5. Plumbat kanë kapur edhe një shitëse ambulante që ndodhej në trotuar.
Të plagosurit janë Angjelina Gjezaj, Liridon Ismalaj, Amarildo Ndoj, Danjel Gjeloshi dhe Geraldo Keberi. Ata janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa mësohet se dy prej tyre janë në gjendje kritike për jetën.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të komisariatit të policisë së Laçit. Gruaja ka qenë duke shitur qirinj për besimtarët që shkojnë te Kisha e Lacit, ndërsa autori ka qëlluar me kallashnikov.