🔴Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Lepenicë, të Vlorës. Policia njofton se një 35-vjeçare ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka përfunduar në lumë. Për pasojë janë dëmtuar drejtuesja e mjetit dhe dy fëmijët që udhëtonin me të, të cilët janë dërguar për trajtim në spital.
Tre ndodhen në sallën e operimit. Nëna dhe dy fëmijët konstatohen në gjendje të rënduar shëndetësore. Siç mëson media nëna është ajo që rrezikon më tepër për shkak të dëmtimeve në pjesën e legenit dhe frakturave të shumta në trup që ka pësuar nga aksidenti.