Ish-emisari për dialogun Kosovë-Serbi i cili tashmë në administratën e re Trump është angazhuar në kapacitete të reja, Richard Grenell ka reaguar pasi presidenti serb, Aleksander Vuçiç ka anuluar vizitën e tij në SHBA për shkak se, siç raportohet nga mediat në Beograd të problemeve shëndetësore.
Grenell u shpreh se i uron më të mirat presidentit serb dhe se i vjen keq që u humb mundësia për për t’u takuar. Vuçiç kishte paralajmëruar se gjatë këtij qëndrimi në SHBA do të takohej edhe me presidentin e SHBA, Donald Trump.