Pampuri: Të Përndjekurit dhe pronarët, shtylla kurrizore e së Djathtës

spot_img

nga Orjola Pampuri

Shtyllat kryesore, tradicionale të së djathtës, kanë qenë dhe jane ish të përndjekurit dhe pronaret.

Këta dy grupe janë simbolikisht dhe realisht baza më e fortë morale dhe sociale mbi të cilën duhej te ndertohej e djathta.

  1. Ish të përndjekurit politikë:
    • Ish-të burgosurit, të internuarit, dhe familjet e tyre, që vuajtën represionin e diktaturës komuniste;
    • Kërkojnë drejtësi për krimet e komunizmit, rehabilitim moral dhe kompensim për vuajtjet.
    • E konsiderojnë të djathtën si përfaqësuese të idealeve të lirisë, dinjitetit njerëzor dhe antikomunizmit.
  2. Pronarët dhe trashëgimtarët e tyre: • Janë të interesuar për rikthimin ose kompensimin e pronave të tyre dhe shohin të djathtën si mbështetëse të së drejtës së pronës private.

Keto shtresa i japin të djathtës shqiptare një karakter të fortë antikomunist, pro-perëndimor (sidomos pro SHBA dhe BE) dhe konservator në vlera.

Ndërkohë në Shqipëri ish të përndjekurit u lanë në harresë, nuk u ndjenë të përfaqësuar, pasi ish prokurorë, ish funksionarë të regjimit komunist nuk u dënuan kurrë, madje i bënë karshillëk shtresës së ish të përndjekurve duke patur pozita të larta e të pacënuar në asnjë moment. Pronarëve nuk iu rikthyen pronat, madje me një ligj të posaçëm u bë dhe më anarshi me to.

Kjo ishte demokracia? Në 34 vite pamë të shpërblehen fëmijë, nipër e mbesa të ish funksionarëve në regjimin komunist, pronarët enden akoma gjyqeve për të drejtën e tyre themelore; pronat. Pa shkuar pronat tek pronarët e vërtetë ska integrim në BE.

Tranzicioni duhet të marrë fund, bashkë me të dhe pandëshkueshmëria, vetëm kështu na hapen dyert për në Bashkimin Europian.

Beso tek Shqiperia.
Voto 4 Koalicioni Euroatlantik.

Latest articles

Related articles