Pëllumb Seferi, kandidati që vjen nga zemra e komunitetit të njësisë 8, ka nisur fushatën e tij me një mesazh plot energji dhe mirënjohje për mbështetësit e tij.
“Ky rrugëtim nuk është vetëm i imi. Është i të gjithëve ne që besojmë se e mira mund të fitojë! Me mbështetjen dhe inkurajimin e shumë miqve, besoj se bashkë do të frenojmë të keqen dhe do të ndërtojmë një Tiranë më të pastër, më të drejtë, më njerëzore. Shqipëria mund të bëhet një vend ku jetohet me dinjitet — dhe këtë rrugë do ta bëjmë bashkë!” – ka deklaruar Seferi.
Me një profil që ndërthur përvojën si sipërmarrës dhe përkushtimin ndaj vlerave tradicionale, Seferi premton një përfaqësim të ndershëm, të fortë dhe të zëshëm për qytetarët.