Çdo ditë shikojmë që e njëjta skemë korrupsioni, si ajo e ndërtuar në Bashkinë Tiranë, funksionon në të gjitha bashkitë, duke mos kursyer as qytet më të varfëra dhe më të shpopulluara të vendit.
Çdo ditë po zbulohen afera qindra milionë euro të dhuruara familjarëve të tyre me tendera fiktiv dhe makinacione të ndryshme, duke mos kursyer as fondet e IPARD për fermerët, që në vend që të vinin tek ju për të rritur fermën tuaj, i kanë çuar në xhepat e familjarëve të tyre.
Nderkohë që familjarët tuaj largohem për një jetë më të mirë,ata pa pikë turpi sot kërkojnë votat tuaja , jo për tu shërbyer juve, por për të vazhduar skemën që kanë ngritur për të vjedhur jo vetëm fondet e shtetit shqiptar por edhe ato të BE-së, që supozohet ti vijnë në ndihmë fermerit, bujkut, biznesit dhe qytetarëve shqiptar.
Mos ua jepni votën atyre që janë objekt i SPAK-ut, sepse kanë vjedhur lekët tuaja, djersën tuaj, mundin e fëmijve tuaj që enden rrugëve të botës, për shkak se ky vend po vidhet cdo ditë duke përdorur skema nga më të ndryshmet.
Mjaft u mashtruat, ju meritoni më shumë.
Voto4
Votonipërfamiljentuaj
Votopërdinjitet
