Pëllumb Seferi, mesazh solidariteti për të prekurit nga tërmeti në Stamboll: “Dhimbjen tuaj e ndiejmë si të vëllezërve tanë”

spot_img

Kandidati për deputet në Tiranë, Pëllumb Seferi, ka shprehur solidaritetin e tij me qytetarët e Stambollit pas tërmetit që goditi sot Turqinë. Në një mesazh të ndjerë, Seferi uroi që Zoti t’u japë forcë dhe shërim të gjithë të prekurve nga kjo fatkeqësi.

“Me zemër të thyer mora lajmin për tërmetin që ju goditi sot. Në këto momente të vështira, lutjet e mia dhe të gjithë shqiptarëve janë me ju. Allahu i Madhërishëm ju dhëntë durim, forcë dhe shërim për të gjithë të prekurit. Dhimbjen tuaj e ndiejmë thellë në zemrat tona, si dhimbjen e vëllezërve tanë.

Popujt tanë i bashkon historia, gjaku dhe feja. Në këtë sprovë të rëndë, jemi pranë jush me gjithë shpirtin dhe lutjet tona. Zoti qoftë me ju dhe me familjet tuaja,” shkruan Seferi në mesazhin e tij të solidaritetit.

Latest articles

Related articles