Analiza e Fitim Zekthit: Në këtë fushatë duket se barazimin e duan të gjithë

spot_img

Fitim Zekthi

Në çdo fushatë zgjedhore, madje shumë kohë para se fushata të nisë, strategjistët dhe konsulentët zgjedhorë, bëjnë matje të opinionit publik në mënyrë që të gjejnë mënyrën e duhur për të ndërtuar një fushatë fituese. Një ndër matjet më të rëndësishme, kryesorja e të gjithave, është e pëlqyeshmërisë dhe e mospëlqyeshërisë së kandidatëve për kryeministër, (kandidatëve për president në SHBA, Francë…). Zakonisht kur diferenca anon nga mospëlqyeshmëria strategjistët apo konsulentët i kap një lloj ankthi pasi është shumë e vështirë që të përmbysësh diferencën mospëlqyeshmëri-pëlqyeshmëri. Mospëlqyeshmëria është diçka e krijuar nga përvoja e gjatë ndërsa pëlqyeshmëria përgjithësisht nga përvoja më e shkurtër. Psh nqs diferenca në SHBA e një kandidati për president është nga ana e mospëlqyeshmërisë atëherë gjërat janë vërtet shqetësuese dhe duhet një fushatë shumë e thelë dhe e gjer pozitive, me die dhe njerëz që i pëlqen shumë populli që të ndryshojë sadopak. Pra kur diferenca anon nga mospëlqyeshmëria tërë fokusi kthehet nga fushata e promovimit të kandidatit, nga rrethimi i kandidatit me njerëz që do publiku, nga artikulimi ideve që janë popullore, nga një ndryshim radikal dhe largim i të konsumuarës dhe të vjetrës madje edhe nga distancim i qartë me të vjetërn dhe të konsumuarën. Fushata e këtij kandidati synon të ndërtojë një diskur të sajin, të jetë ajo e reja e fushatës, të jetë ajo stili dhe gjuha, të jetë ajo lajmi, ta bëjë ajo kundërshtarin të vijë tek termat e saj, ta detyrojë kundërshtarin të ndjekë dhe të gjejë përqgjigje ndaj termave dhe gjuhës së saj. Në fushatën tonë diferenca mospëlqyeshmëri- pëlqyeshmëri, sipas sondazheve është tmerrësisht e lartë për të gjithë kandidatët për kryeministër. Diferenca shkon në shifra të llahtarshme deri edhe në 30 apo 35%. Në kët pikë fushata vdes, me këto shifra fushata ëhstë shkatërruar pa nisur. Duket se ka vdekur edhe përpjekja që kandidatët për kryeministër me diferencë të thellë në mospëlqyeshmëri të ndryshojnë, të distancohen nga e konsumuara, të ndërtojnë një gjuhë të tyren që të jetë tërheqëse dhe ta detyrojnë kundërshtarin të vijë në termat e tyre. Është vërtet një fushatë shumë e habitshme. Duket si një lojë në të cilën “barazimi” iu leverdis të gjithëve.

Latest articles

Related articles