Sidi Hasanaj
Një emision jo i zakontë por tepër domethënës për publikun, ishte ai i mbrëmshmi te Erla Mëhilli, ku Lulzim Basha u përball me tre përfaqësues mediatik të S.Berishës.
L.Basha në tekstin e tij kishte inflacion akuzash ndaj Edi Ramës, sepse ka raste kur dikush “abuzon” me tepricë edhe me të vërtetën. Përse vallë?
Ka raste kur njeriu mban mbi supe një mantel të rëndë turpi , jo sepse ka mëkatuar, por sepse është akuzuar. Jo sepse ka tradhtuar, por sepse ka zgjedhur të mos shkojë më në drejtimin që shumica kërkon, kur ajo shumicë ka humbur busullën.
Kjo është drama e Lulzim Bashës:
Berisha është “prodhuesi i turpit”, që hedh baltë shpifjesh për të ruajtur pushtetin duke akuzuar Lulzim Bashën si “levë” të Ramës, dhe më pas grupi i tij (si tre analistët mbrëmë) është “zëri kolektiv i shpifjes”, që ushqen perceptimin fals.
Moderatorja Erla, dhe dy analistët e tjerë me ngulmim e pyesnin në formë përçudnuese:
“Po ti Lulzim Basha ku i ke shokët? Nga kandidat për kryeministër, ke ngelur në kandidat për deputet?!”
Erla, shokët e Lulzim Bashës është e sigurtë që nuk janë në shtabin elektoral të djalit të Qifes së Peqinit, as nuk janë prestanome të parave të Zenit të cilan pastrohen në ndërtim me kulla.
Shokët e Lulzim Bashës padiskutim që nuk marrin zarfe as nga dabullat e krimit dhe PS, e më pas të kurdisur si qen lodre të lehin në media!
Lulzim Basha dje duke sulmuar thuajse vetëm Ramën, siç ka bërë kryesisht këto 3 vjet, tregoi ql mbart kompleksin e “turpit të huaj”.
Dhe kjo është tragjedia morale e një njeriu të drejtë në një sistem që e ka humbur sensin e drejtësisë: e bën fajtor atë që s’ka faj, thjesht sepse ai nuk shpif si ju të tjerët.
Turp është të mbështetësh të korruptuarin tënd (Berishën) në luftë për të mundur të korruptuarin Rama. Turo është të paguash 500mijë euro për gjyqin në Britani dhe në fund ta humbësh, duke mbartur me vete vulën e turpit nongrata për lidhje me krimin e organizuar në Angli.
Turp është të jesh hajdut, po më turp është të jesh shërbëtori i hajdutit!
Dhe një përgjigje për pyetjen “nga kandidat për kryeministër, garoni me një parti që lufton për deputet?”
Po Sali Berisha nga një parti fituese në 2021, e katandisi në një parti që humbet çdo bastion të sajin si Shkodrën, Tropojën dhe Kukësin?
Në një parti që në çdo sondazh nuk kalon më shumë se 38 deputet??
Ah, mos vallë përgjigjia jua është klisheja “po ama ai ka shumicën mes demokratëve” ?
Mundet që të jetë e vërtetë që SB ka shumicën e militantëve demokrat, por ndarja me Bashën solli dy pjesë:
Një ushtri që ka numrar si pikë të fortë të saj në krahasim me tjetrën, pra ushtria e Berishës.
E pjesa e dytë, pjesa e Demokratëve që sot garojnë me termin “EuroAtlantik”, është një pjesë që pikën e saj të fortë ka karakterin, integritetin dhe pastërtinë e njerëzve dhe demokratëve të saj!
Sheshet mbusheshin masivisht në 2021 Erla, por për sa kohë në rresht të parë qëndronte Berisha, Mediu, Noka etj etj… ishte një masivitet që vinte “erë të ndyrë” për qytetarinë përtej militantizmit!
Sot nuk vendos dot njeri gishtin mbi një kandidat apo bashkëpunëtorë të Lulzim Bashës për ta quajtur të korruptuar apo … pse jo edhe të pa edukuar profesionalisht.
Ajo që ka bërë Basha me demokratët EuroAtlantikë, ështl evoluim i rrallë: nga masiviteti në hijeshinë e cilësisë.
Pjesa tjetër… o burra nga dyert e SPAK, te kullat e dhëna nga Edi Rama!
Ndërsa Lulzim Basha shpresoj të zhvishet nga manteli ose kompleksi i shpifjeve të Berishës, dhe të kuptojë që Berisha në fakt është armik i tij dhe i demokratëve të ndershëm, mos të ketë asnjë ndjesi kompleksi!
Dhe një ditë, kjo ndjesi duhet të thyhet. Se turpi nuk i përket atij që guxon të ndahet nga errësira, por atij që nuk del kurrë prej saj.
