Prokuroria e Korçës thellon hetimet për vrasjen e Egli Progës

spot_img

Prokuroria e Korçës në kuadër të hetimeve për vrasjen e Egli Progës, ka marrë një tjetër person në hetim për veprën penale “vrasje me dashje”.

Përveç Denis Meçes, edhe Leonidha Guçe do të hetohet për vrasje me dashje kryer në bashkëpunim. Prokuroria bën me dije se Guçe ka goditur dhunshëm viktimën në lokalin ku ndodhi ngjarja.Detajet e reja mbi ngjarjen dolën në dritë pas rrëfimit të të pandehurit dhe ballafaqimit të të akuzuarve të përfshirë në këtë ngjarje.

Ndërkohë pak ditë më parë u arrestua edhe Andi Shkullaku dëshmitar okular i ngjarjes, i dyshuar për veprën penale “Moskallëzim krimi” dhe “Deklarime të rreme para oficerit të policisë gjyqësore”.

Shkullaku mendohet të ketë parë gjithçka dhe këtë qenë prezent në vendngjarje e më pas të jetë larguar.

Pavarësisht se prokuroria e Korçës vetëm para pak ditësh mbylli hetimet duke çuar për gjykim dosjen, kjo dëshmi e re duket se ndryshon rrjedhën e hetimeve për vrasjen e 42-vjeçarit Egli Proga.

Latest articles

Related articles