Qytetari gjobitet me 200 euro për një njoftim në shtyllë në Laprakë – Tiranë

spot_img

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar me tone të ashpra përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale, duke denoncuar një rast që ai e konsideron të pajustifikueshëm, një qytetar është gjobitur me 200 euro për shkak të një flete njoftimi të vendosur në një shtyllë në zonën e Laprakës.

“Isha rehat në fshat! Këtu në qytet nuk kuptoj më asgjë!”, nis Braçe mesazhin e tij, duke shtuar se gjoba prej 200 mijë lekësh të vjetra është vendosur për një letër A4 ku qytetari kishte dhënë informacion për një shtëpi me qira.

Sipas deputetit socialist, një rast i tillë duhej trajtuar me paralajmërim dhe jo me ndëshkim financiar të menjëhershëm.

“Isha rehat ne fshat!Këtu në qytet nuk kuptoj më asgjë! Në një shtyllë në Laprakë;200 mijë lekë-200€ gjobë për një letër A4 vendosur në shtyllë! Po si?

Ja siç e kanë shkruar e siç po ua spjegoj;Krejt normale ta këshillosh e mos e bëj më, por brenda pak orësh kur i ke thënë “ke 20 ditë kohë të mos e bësh më”, ti vesh 200 mijë lekë gjobë është e padrejtë!

Por përtej kësaj;po pse si vini gjoba këtyre që hedhin inerte në rrugë e që i kushtojnë bashkisë e mjedisit pafund? Pse? Pse? Anullojeni se është turp! Nuk është as reklamë e as poster”, shkroi Braçe krah videos së postuar

Latest articles

Related articles