Në fshatin Tresh të Lezhës ndodhi sot një ngjarje e pazakontë politike. Kandidatët e Koalicionit Euroatlantik në qarkun Lezhë ia dhanë besën njëri tjetrit duke ftuar qytetarët të votonin kandidatin që pëlqenin, si shenjë harmonie e besëlidhje.
Arkitekti Aleksandër Jushi kishte ftuar banorët e Treshit, Zejmenin e Manatisë në takim me të gjithë kandidatët dhe qytetarët kishin ardhur më shumë se në çdo vend tjetër. Familja Jushi, e njohur për fisnikëri dhe qëndresë antikomuniste, përbën ashtën e demokratëve të zonës dhe punëdhënëse për qindra familje të zonës
.

Aleksandri fjalë pak e punë shumë premtoi se çdo votë për Koalicionin Euroatlantik ishte një votë për deputetin e qarkut Lezhë në Kuvendin e Shqipërisë. Të gjithë kandidatët e tjerë të Koalicionit Prel Dedaj, Sandër Prenga, Eduart Ndocaj, Kol Nikolli e të tjerë bënë thirrje banorëve të Treshit e Zejmenit të votonin birin e tyre, Sandër Jushi, si deputet në Parlament. “Duke votuar Sandrin na keni votuar ne” – thanë njëzëri Ndocaj, Vulaj e Nikolli. E njëjta thirrje ishte bërë në fshatin Manati “Votoni Eduartin na keni votuar ne”, po kështu në Laç e Kurbin, “duke votuar Prengën e Prelën. Na keni votuar të gjithëve”. E bukura e listës së hapur së Lezhës është se 3 kandidatët janë të Diasporës, Prela nga Amerikan, Eduarti e Sandri nga Italia.