Një grabitje spektakolare e një argjendarie ka ndodhur në Los Angelos të SHBA.
Autorët hapën një tunel nëpërmjet një muri betoni, duke vjedhur bizhuteri me vlerë të paktën 10 milionë dollarësh, përfshirë ora, varëse, zinxhirë floriri dhe mallra të tjera, sipas policisë.
Grabitja ndodhi rreth orës 21:30 të dielën në Love Jewels në Broadway, në zemër të qendrës së qytetit.Hetuesit po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë të dyshuarit duke hyrë në dyqan nga një vrimë e madhe që kishin shpuar nga prona ngjitur.
Pasi hynë brenda, autorët prenë kabllot e kamerave të sigurisë.
Grabitja u zbulua vetëm pasi punonjësit e dyqanit mbërritën për punë.
Pronari i dyqanit tha se humbjet mund të jenë mbi 20 milionë Dollarë.
Ndërkohë, policia kqyri vendngjarjen për gjurmë gishtash dhe ADN.