Bashkëshortja e Erion Veliajt, Ajola Xoxa sot në mëngjes u paraqit në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion në zbatim të masës “detyrim për paraqitje”. Ajola Xoxa rezultonte se ishte e përfshirë në skema abuzimesh me fondet publike.
Sipas SPAK, Veliaj edhe bashkëshortja e tij, Xoxa kanë ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal dhe familjar përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme.