Një i vrarë në Lezhë dhe katër të plagosur në Tiranë ishte bilanci i dy atentateve mbrëmjen e djshme. Në Lezhë u vra 64-vjeçari Gjovalin Prendi, që dyshohet si hakmarrje për konfliktet e djalit që iu ekzekutua në Greqi vitin e kaluar.
Ngjarja e dytë e rëndë ndodhi në Lundër të Tiranës. Katër persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri. Mes tyre janë edhe dy të mitur. Të plagosur kanë mbetur, Arenc Sefa 34 vjeç, Klan Mullahi 19 vjeç, dhe dy të miturit B.D. 11 vjeç dhe M.D. 17 vjeç, që janë djali dhe nipi i pronarit të kompanisë “Pelikani Security”, ndërsa 34-vjeçari është pjesë e stafit të kësaj kompanie dhe ka qenë shoqëruesi i fëmijëve në momentin kur është organizuar atentati