Mbrëmjen e sotme të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Pllanës dhe një person ka mbetur i vrarë.
Mësohet se viktima është babai i Roan Brahimit, i cili u vra më 9 maj 2024 në Virona të Athinës. Roan Brahimi u qëllua për vdekje me breshëri plumbash nje vit me pare ne Athine.
Ai është i njohur për drejtësinë shqiptare, si dhe njihet si rivali i Ervis Martinajt. Gjithashtu akuzohet si i përfshirë në atentatin ndaj Ylli Brahimit, ku mbeti i vrarë Klisman Preçi.