VIDEO| Dështon ‘e-Albania’ në prani të Ramës, drejtuesja e AKSHIT: Ndonjëherë gabon dhe ‘Diella’!

spot_img

Kryeministri Edi Rama prej kohës ka lajmëruar e shërbimet publike në Shqipëri do të jenë me Inteligjencën Artificiale.

Gjatë ditës së sotme, në një takim për prezantimin e punës IA-së në shërbimet publike digjitale, jo çdo gjë ka shkuar sipas planit.Teksa po prezantohej ‘Diella’, e cila do të ndihmojë qytetarët në platformën ‘e-Albania’, funksionet e saj nuk ishin dhe aq të sakta sa duhet.

Kjo pasi në një moment, kryetarja e AKSHIT, Mirlinda Karçanaj ka kërkuar një shërbim, por nuk e ka marrë atë.

Në këto momente, për të dalë nga situata, Karçanaj ka deklaruar se ndonjëherë gabon dhe ‘Diella’.

Ndërkohë që më vonë theksoi se ky është një projekt ‘test’ dhe jo projekti ‘live’ që ndodhet në e-Albania.

Latest articles

Related articles