E ftuara e mbrëmjes së sotme në podkastin e Pamfletit në YouTube, ka qenë deputetja Orjola Pampuri, e cila garon më 11 maj nën siglën e Koalicionit Euroatlantik të Lulzim Bashës. Në “Të Pashoq” ajo ka bërë një rrëfim 180 gradë, mbi situatën në PD, vendimin për të qëndruar krah Bashës dhe pritshmëritë për zgjedhjet e 11 majit. Po ashtu ajo nuk është kursyer as ndaj atyre që i shkuan pas Berishës. Sipas Pampurit, këtë e bënë për të marrë një karrige.
-Teksa u bë ndarja e madhe, disa nxituan t’i bashkohen Sali Berishës, ju qendruat besnike deri në fund me Bashën?
I qendrova besnike vendimit tim të 9 shtatorit 2021 dhe parimeve të mia që ishin në koherencë me grupin e Bashës. Nuk është çështje emri. Ishte Basha, mund të ishte dikush tjetër. Unë i qendrova parimeve të mia. Mora një vendim më 9 shtor, për mua ishte i thjeshtë sepse ishte ndarje e PD ku njëri grup drejtohej nga një person që kishte përfaqësuar të djathtën për shumë vite dhe emri tjetër ishte Basha, me gjithë ngjarjet që ndodhën më pas. Nuk i qëndrova besnike Bashës, por parimeve të mia. Nëse ti ke koherencë ke një anë të fortë me anë të së cilës del përballë gjithkujt. Kam një dashamirësi aktualisht nga kushdo, edhe ata që mbështesin Berishën, një gjë vlerësojnë: Koherencën. Grupi tjetër, besoj që një pjesë janë besnikët e Sali Berishës, të cilët e treguan se janë në listë të mbyllur.
-Po disa emra ishin me Bashën dhe kaluan te Berisha, si Bardhi, Sula etj.
Unë e kisha marr vendimin dhe nuk më joshte agjë që të shkoja në atë grup edhe pse kam pasur shumë oferta se do jesh këtu e atje. Nuk më ka joshur asgjë. Nuk jam këtu për karrige. Jam këtu sepse kam hyrë në politikë kjo që jam dhe dua të dal dhe të thuhet që kjo zonjë ajo që ishte është, nuk ndryshoi. Ata të cilët qendruan dhe u dha Basha gjithë pushtetin, unë kam qenë aty dhe kam parë se nuk kisha pushtet. I shikoj që kishin gjithçka. Ishin më të rëndësishmit e këtij grupimi, falë besimit që u dha pa kompromis Basha dhe sot janë te Berisha dhe ky i la me gisht në gojë jashtë liste. Të gjithë bënë kalkulim se Basha do nxjerrë lista të hapura, nuk do marrë aq mandate dhe pse te mos shkojmë atje të marrim 3-4 karrige. Pse të lodhemi. Lodhen të tjerët për ne. Bënë kalkulimin e gabuar sepse koherenca të jep vlerësim. Mungesa e koherencës ka risqet e mëdha.
–Po si disavantazh që qendrove më Bashën?
Unë nuk i lexoj komentet në rrjetet sociale. Në fillim po, më pas pash se është toksicitet dhe të pengon dhe më mirë bën detyrën, kushdo shpreh mendimin e vet. Unë nuk humba asgjë. Ndoshta jam më shumë më komode se çmendonin që do ishin ata që bënë gjithçka, hodhën valle, shkuan poshtë ballkonit, bënë furçe ndaj Berishës dhe ai u tha se mbaj besnikët e mi. Ju nuk jeni besnikë dh përfunduan atje ku janë, duke luftuar drejt asgjësë. Që të luftosh në listë të hapur, duhet të plotësohet lista e mbyllur me 12 deputetë në Tiranë. Më 2017 PD ka marrë 11 mandate, më 2025 ku ka dhe një pakënaqësi ndaj asaj liste mund të jetë më keq. Duhet të plotësohet ajo listë dhe të nisë kalkulimi për listën e hapur. Pra mundësia është shumë e vogël për ata në listë të hapur. Se kush ka dalë më i humbur apo i fituar do e tregojë 12 maji. Më i fituar del ai që ka ruajtur fytryrën dhe nuk ka bërë pirueta për një karrige.
-Ju e keni me individin, Sali Berisha është vija e kuqe?
Nëse mbas zgjedhjeve të 11 majit do të shtrohet pyetja e bashkëpunimit, sigurisht me Edi Ramën nuk do të bashkëpunojmë, por ka edhe vija të kuqe për Sali Berishën. Ne nuk mund të zhbëjmë vendimin e 9 shtatorit, atë vendim që çoi në ndarjen e madhe të demokratëve. Ne nuk mund t’i themi demokratëve që sakrifikuan gjithçka, që duruan baltën, që ka ndryshuar sot kur nuk ka ndryshuar asgjë lidhur me atë që na çoi në vendimin e 9 shtatorit.
Vija tjetër e kuqe është drejtësia. I vetmi institucion që garanton fundin e pandëshkueshmërisë është SPAK. Ne jemi kundër atij sistemit të drejtësisë që kontrollohej nga politika. Ka një investim të jashtëzakonshëm të BE dhe SHBA ndaj SPAK, ndaj dhe ne kemi mbështetur totalisht SPAK dhe goditjen ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.
-Po nëse Berisha largohet si kryetar i PD?
Pampuri: Jemi të gjithë demokratë, nëse bien vijat e kuqe, atëherë padiskutim që e djathta bashkohet dhe e majta ka nevojë të rinovohet, sepse ka brenda saj njerëz me precedentë. Padiskutim që do të ketë sulme, goditje, kjo as që diskutohet. Fakti që kemi 34 vite në tranzicion nuk është e rastësishme, është një tranzicion i stisur që këto figura të krijojnë ato kështjellat e tyre, të rrinë të mbrojtura. Pa rënë këto kështjella ky vend nuk bëhet.
-Ka zëra që Basha do bashkëpunojë me Edi Ramën
Edi Rama të bëhet gati të hetohet për çështjen McGonigal, ai e ka të qartë këtë. McGonigal e mori dënimin e tij, tani duhet të hetohet Rama. Ardhja e Donald Trump në pushtet na bën të besojmë se kjo çështje do të hetohet deri në fund. Të gjithë ta kenë të qartë se Lulzim Basha nuk e thotë kot atë 7×7 = 313. Ndaj edhe Edi Rama nuk është i qetë, sepse përveç çështjes McGonigal që i duhet të përgjigjet, sepse korruptoi zyrtarin më të lartë të kundërzbulimit të FBI-së, ka edhe çështjen e inceneratorëve. Po ka edhe çështje të tjera, pasi sot në burg janë Ilir Beqaj, Erion Veliaj, Jurgis Çyrbja e plot të tjerë, dhe ato firmat apo vendimet që janë marrë nuk janë firmosur nga ata që janë në burg, por edhe nga Edi Rama.
-Si po ecën fushata?
Ne jemi të gjithë në listë të hapur dhe jemi të gjithë për vota ta hapura. Takimet janë shtrirë nga Kamza, Vora, Paskuqani. Kjo është të bësh takime me pensionistët dhe shtresën e mesme që janë të pakënaqur, dhe duke nxitur meritokracinë. Pikat tona të programit janë mirëqenia e familjes dhe mbështetja për çiftet e reja, 20 mijë euro çdo bebe. Këtë standard kanë vendet e zhvilluara, ky program është më afër vendeve të zhvilluara të BE.
-Çfarë problematikash ju rrëfejnë?
Kemi takuar biznesin e vogël që gjatë një dite hyjnë dhe dalin disa tatimorë. Duke ofruar një taksë të sheshtë 9 përqind, është një mundësi e mirë, duke ofruar një mundësi për studentët që të shkollohen, mungesa e meritokracisë. Mbarojnë fakultetet dhe nuk gjejnë punë edhe pse janë ekselentë dhe me gjuhë të huaj dhe të trajtuar. Stazh pune prej 1 viti të paguar, duke nxitur subvencione për 30 mijë çifte për të blerë apartamentin e tyre. Të gjitha këto gjenerojnë të ardhura, dhe u japin mundësi dhe shpresë bizneseve dhe të rinjve të qendrojnë në vendin e tyre. Realisht nuk ka paga të rritura, është thjesht indenksim. Pension mbi 200 euro dhe bonuse të vazhdueshme, të gjitha këto janë një mundësi. Shqiptarët paguajnë sistemin shëndetësor dhe nuk përkthehet në shërbim. Këto janë pikat në programin e Koalicionit Euroatlantik.