Skiatorja Lara Colturi ka kërkuar zyrtarisht largimin nga Shqipëria, për t’iu rikthyer vendit të origjinës së saj Italisë. Thuhet se shkaku i largimit të saj është mungesa e fondeve.
Sipas burimeve kërkesa për largimin pranë Komitetit Olimpik, nuk është miratuar. Në bazë të rregullave botërore të Federatës Ndërkombëtare të Skive nëse ajo largohet pa miratim, atëherë Lara Colturi do të qëndrojë një vit pushim, një vit pa Kupë Bote dhe gjithçka në vitin e Olimpiadës Dimërore, asaj që zhvillohet në janar-shkurt 2026-2027.