Rama e Berisha po bëjnë fushatën e tyre të fundit! Të fikur e pafuqi, shtyjnë topin

spot_img

Fushata për zgjedhjet parlamentare të 11 majit ka nisur zyrtarisht, ndërsa Edi Rama dhe Sali Berisha kanë zhvilluar mitingjet e fundit të karrrierës së tyre politike. Sido që të shkojë loja, Rama e Berisha janë paracaktuara të dalin nga loja, me hir apo pahir.

Risia më e madhe e zgjedhjeve të 11 majit është vota e emigrantëve, që përbën një ushtri më vete dhe mund të krijojë shanset e rotacionit politik. Por ajo që nuk e favorizon këtë rotacion është fragmentarizimi i votave kundër Edi Ramës, kjo për faktin se përtej koalicionit të drejtuar nga Sali Berisha, janë disa subjekte të tjera, të reja dhe të vjetra, që garojnë të vetme dhe nuk favorizohen nga sistemi zgjedhor.

Demokratët dhe aleatët e tyre të mbledhur në koalicionin ‘Aleanca Shqipëria Madhështore’ e çelën fushatën në sheshin ‘Nënë Tereza’ mbrëmjen e së premtes, ku me interes ishte fjala e Chris LaCivita, strategut amerikan të fushatave, që ka marrë përsipër edhe demokratët e Berishës. Por fjala e LaCivita nuk zgjati më shumë se 35-40 sekonda. Ca fjalë të përgjithshme që nuk japin asnjë entuziazëm.

Mitingu i demokratëve ishte një shfaqje e ngjashme me fushatat e mëparshme nga 2005 e në vazhdim. Pothuajse e njëjta koreografi, me një grup të rinjsh që qëndronin në podium dhe gjithashtu në të ishin ngjitur edhe kandidatët për deputetë.

Ndryshimi i vetëm apo risia e mitingut të hapjes së demokratëve dhe aleatëve ishin kapelet e kuqe, një simbol nga fushata e Donald Trump në SHBA, dhe LaCivita me fjalën e shkurtër që mbajti. Pjesa tjetër ishte e njëjtë me fushatat e 20 viteve të fundit, ku merrnin fjalën qytetarë që përcillnin mesazhet e parapërgatitura dhe si gjithmonë mitingu mbyllet nga Sali Berisha.

Socialistët e Edi Ramës çelën fushatën në sheshin Skënderbej, ku duket se Kryeministri ishte kujdesur për detajet duke ndërthurur ahengun tradicional sipas 12 qarqeve, me mesazhet politike të dhëna nga drejtuesit politikë të deleguar në të gjithë vendin. Tallava korrupsioni.

Në dallim nga dy fushatat e fundit, ku njëherë shfaqej me dajre e këngë tallava dhe në tjetrën kërkonte timonin dhe tepsinë i vetëm, këtë rradhë Edi Rama ka zgjedhur ahengun sipas zonave dhe timonin e tepsinë e ka zëvendësuar me premtimin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Kjo është teza që Rama po synon të marrë mandatin e 4 rradhazi si Kryeministër pas 12 vitesh në qeverisje, ndërsa shumë nga premtimet që ka bërë në mandatin e 1, 2 dhe të 3 kanë mbetur në sirtarë ose janë harruar.

Gjithsesi, edhe këtë rradhë ashtu si në 2017 dhe 2021, Rama ka gjetur një mënyrë të re për t’u paraqitur në publik, duke u kujdesur për ‘fasadën’. Duket se Kryeministri e ka kuptuar që mënyra më e mirë për të thithur votat nuk janë as programet as premtimet, thjesht ai ka gjetur mekanizmat që të mbajë pushtetin dhe ka luksin që të ketë në dispozicion kohën për t’u kujdesur për detajet e shfaqjeve, shoë dhe spektakleve që organizon.

Latest articles

Related articles