Gjergji Nika, kandidati i Koalicionit Euroatlantik në Vlorë, e sheh sportin si themel të shëndetit dhe edukimit, jo si privilegj për pak të pasur. Ai propozon rishikimin e ligjit të sponsorizimit për të hapur rrugë investimeve konkrete në sport, ndërtimit të terreneve moderne, rritjes së pagave për sportistët dhe punësimit të 1500 trajnerëve në sistemin parauniversitar. Me këtë nismë, sporti do të jetë i arritshëm për çdo fëmijë, dhe jo më një barrë prej mijëra euro për prindërit shqiptarë.
Programi ynë për sportin përfshin edhe rishikimin e ligjit të sponsorizimit. Aplikueshmëria e këtij ligji do të ketë një impakt të menjëhershëm.
Ne do të rishikojmë ligjin e sponsorizimit për:
Rritjen e buxhetit për sportin;
Ndërtimin e terreneve të reja sportive;
Restaurimin e infrastrukturës aktuale sportive;
Rikthim të dinjitetit për sportistët, me reforma që përfshijnë privatizimin e klubeve dhe rritjen e pagave;
Punësimi të 1500 trajnerëve të rinj në arsimin parauniversitar, duke mbështetur familjet që aktualisht shpenzojnë deri në 2000 € në vit për trajnime private.
Voto Numrin 4 |
