Rama urdhëron blerjen e pajisjes së përgjimeve për internetin, zgjedhjet në rrezik manipulimi

spot_img

Eksperti i IT, Besmir Semanaj, në një intervistë për emisionin Task Force në Syri TV foli për mbylljen e TikTokut dhe pajisjet e marra për të mbyllur përdorimin e rrjetit social në Shqipëri.

Semanaj deklaroi se qytetarët janë të shqetësuar për pajisjet e marra nga Izraeli duke thënë se nuk është akoma e qartë kush e ka bërë pagesën.

Sipas tij justifikimi për blerjen e pajisjeve ka qenë bllokimi i TikTok-ut, por gjatë tentativa kanë mbyllur dhe shërbimet sociale.

“Këto pajisje kanë hyrë në Shqipëri më 11 mars 2025. Nuk janë kompani të cilat kanë bërë kërkesë dhe të cilat i kanë blerë këto pajisje. Një prej këtyre është përballë spitalit nr.5. Kolegët janë të shqetësuar, sepse në fund të ditës janë qytetarë dhe kanë bërë fotografi të pajisjeve.

Pajisjet vijnë nga Izraeli dhe nuk është e qartë kush ka bërë pagesën. Justifikimi i këtyre pajisjeve është bllokimi i TikTok-ut. Gjatë tentativave për mbylljen e TikToku-t bënë edhe shumë gafa duke bllokuar mbylljen e shërbimeve sociale. E kuptuan që nuk mund ta bllokojnë dot TikTok-un, sepse çdo gjë funksionon në kohë reale. “ – tha Semanaj.

Rezulton se qeveria ka importuar nje aparature te avancuar per kryerjen e asaj qe quhet “Deep Packet Inspection”.
Sipas Semanajt aparatura dhe softi eshte instaluar ne AKEP te gypat kryesore te kompanive Vodafone dhe One. Praktikisht eshte futur nje software ne rrenjen e komunikimeve elektronike.
Kompania izraelite qe ka sjelle aparaturen eshte DCG Tech e cila ofron paisje dhe sherbime te grades se inteligjences ushtarake.
Paisja “Deep Packet Inspection” ne parim kryen kontroll masiv te popullsise mbi trafikun ne internet, mirepo perveç kontrollit mbi klikimet dhe trendyn paisja dhe software ne fjale ka dhe privilegje te tjera qe jane “top secret” dhe te vendosura ne gypat kryesore i bie qe bejne kerdine dhe kane teorikisht fuqine e grades ushtarake te thyejne dhe bisedat e enkriptuara ne Signal dhe Whatsapp.

Lidhur me pajisjet e cilësuar përgjuese,  për bllokimin e TikTokut foli në emision edhe gazetari Klodian Tomorri.

Tomorri tha se pajisjet janë një bombë me sahat në dorën e qeverisë të cilat mund të përdoren ndaj kujdo.

“Një nga ngjarjet më të rënda që mund të ketë ndodhur në raport me shkeljen e ligjit, por shkon edhe shumë përtej shkeljes së ligjit, nëse verifikohet ashtu siç është.

Një qeveri prokuron në mënyrë të dyshimtë disa pajisje, të cilat nuk dihet se kush i ka marrë, pajisje që u përdorkan për bllokim interneti, për të bllokuar apo ngadalësuar mediat që ti do, u përdorkan për përgjime masive.

Si mund të bëhet fshehtas, dhe fakti që është bërë në fshehtësi, në sekret të plotë, tregon se kjo është tërësisht jo ligjore.

Denoncimi dhe detaje që na japin se kur ka ardhur, e ku është instaluar pajisje, ky është një informacion që i ka faktet të gatshme.

Gjërat që bëhen fshehtas, nuk kanë asnjëherë qëllim të mirë, por qëllime djallëzore nga pas.

Për mua kjo gjë duhet të hetohet nga struktura e posaçme, për faktin se kjo është një bombë që qeveria e ka në dorë dhe mund ta lëshojë kur të dojë, për interesat e veta.

Nuk mund të jetë Shqipëria një vend ku qeveria merr pajisje të dyshimta, i fut përmes metodave të fshehta, dhe mund ti përdorë si të dojë.

Ma merr mendja se edhe në Turqi, sapo vende të tjera ‘demokratike’ nuk e kanë bërë një gjë të tillë.

Kjo është totalisht jashtë shinave të ligjit’, u shpreh Klodian Tomorri.

Por çfarë është në të vërtetë DPI (Deep Packet Inspection), çfarë rreziqesh paraqet për privatësinë e qytetarëve dhe a duhet të implementohet një teknologji kaq e ndjeshme pa një kuadër ligjor të qartë dhe të detajuar?
DPI (Deep Packet Inspection) është një teknologji që u lejon ofruesve të internetit (ISP) ose autoriteteve të inspektojnë në mënyrë të detajuar përmbajtjen e paketave të të dhënave që kalojnë nëpër rrjet.
Ndryshe nga inspektimi i thjeshtë i “header-it” të një pakete, DPI shikon edhe përmbajtjen reale, që do të thotë:
• Mund të dallojë llojin e trafikut (video, tekst, aplikacion i caktuar si TikTok, VPN etj).
• Mund të bllokojë, ridrejtojë ose modifikojë trafikun në kohë reale.
• Mund të monitorojë sjelljen e përdoruesve në internet në nivel shumë të detajuar.
Pse përdoret DPI?
• Për kontroll dhe cenzurë (si në rastin e TikTok)
• Për siguri kibernetike (p.sh. zbulimi i malware)
• Për optimizim trafiku ose menaxhim të rrjetit (QoS)
• Për mbikëqyrje masive, që është shqetësuese nga aspekti i të drejtave të njeriut.

Rreziqet për privatësinë e qytetarëve:

  1. Mbikëqyrje masive – DPI mund të analizojë çdo gjë që bëjmë online në kohë reale.
  2. Shkelje e të drejtës për privatësi – Edhe nëse nuk bllokon asgjë, vetë fakti që monitoron krijon një ambient të frikshëm.
  3. Keqpërdorim i të dhënave – Nëse qeveria ose ISP-t nuk janë transparentë, të dhënat mund të përdoren për qëllime politike, ndëshkime, ose manipulime.
  4. Mungesë transparence dhe kontrolli nga publiku – Nëse DPI vendoset pa kuadër ligjor të qartë, nuk ka as mekanizëm ankese e as garanci për të drejtat themelore.

    A duhet të implementohet pa një kuadër ligjor?
    Absolutisht jo. Vendosja e DPI duhet të:
    • Diskutohet publikisht, jo të ndodhë në mënyrë të fshehtë.
    • Rregullohet nga një ligj i qartë dhe transparent, ku përcaktohet:
    • Kush ka akses në të dhënat
    • Për çfarë qëllimi
    • Për sa kohë ruhen të dhënat
    • Si mbrohen nga keqpërdorimi
    Përndryshe, është një rrezik serioz për demokracinë dhe për të drejtat themelore të qytetarëve.

Latest articles

Related articles