Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka komentuar replikat e fundit mes kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha në rrjetet sociale.
Tabaku tha në A2 CNN se ndjen keqardhje për këdo që mendon se fama e momentit mund t’i sjellë vëmendje, gjë që sipas saj, i shërben vetëm kryeministrit Rama.
Ajo tha gjithashtu se njerëzit nuk duan këngë e tallava, por kanë nevojë për një alternativë konkrete, që sipas saj, Sali Berisha i ofron më së miri.
“Nuk kanë nevojë qytetarët shqiptarë sot që ne të kopjojmë Edi Ramën, por kanë nevojë për atë se çfarë do bëjmë nesër për ta,” tha ish numri 2 i PD gjatë kohës kur kjo parti drejtohej nga Basha.