Gara e fortë brenda shërbimit sekret britanik, MI6! Kush do të jetë “C”

spot_img

Ky shkrim do rl fokusohet në ndryshimet brenda SIS, njohur si MI6, agjensia e inteligjencës së jashtme të Britanisë. Sir Richard Moore, drejtori aktual, do të japë dorëheqjen pas pesë vitesh në detyrë. Ai është i vetmi punonjës i organizatës emri i të cilit bëhet publik, si C – Control ose Kontrollori.

SIS është organizata inteligjencës britanike për botën e jashtme, që mbledh dhe analizon inteligjencën njerëzore jashtë shtetit për të mbrojtur interesat kombëtare të Mbretërisë së Bashkuar, për të informuar kuptimin strategjik të qeverisë për situatën globale dhe për të mbështetur luftën kundër-terrorizmin, kryengritjet dhe sigurinë kibernetike. Homologu i tij vendas është Shërbimi i Sigurisë, MI5, ndërsa inteligjenca e sinjaleve, sigurimi i informacionit dhe drejtimi në sigurinë kibernetike bien në kompetencën e Shtabit të Komunikimit të Qeverisë (GCHQ).

Edhe pse britanikët kanë një devotshmëri për sekretet, Sir Moore ka qenë një figurë ndryshimi që kur u bë Shef i MI6 në vitin 2020. Ai ka mbajtur një prani në rrjetet sociale në Twitter/X si @ChiefMI6 dhe ka bërë disa paraqitje dhe fjalime publike. Ai iu drejtua Institutit Ndërkombëtar për Studime Strategjike mbi ‘Inteligjencën njerëzore në një epokë dixhitale’ në vitin 2021 dhe vitin e kaluar ishte kreu i parë i SIS që u shfaq përkrah homologut të tij amerikan, drejtorit të CIA-s, Bill Burns.

Megjithëse, brenda organizatës nuk ka pasur kurrë një grua shefe, tre nga katër drejtorët e përgjithshëm që raportojnë drejtpërdrejt te shefi janë gra: zëvendësshefi, përgjegjës për strategjinë; drejtori i operacioneve; dhe kreu i teknologjisë. Të paktën dy pritet të aplikojnë për pozicionin e Moore.

Vendimi do të merret nga Sekretari i Jashtëm, David Lammy, i cili ka mbikëqyrjen ministrore të SIS dhe GCHQ, me rekomandimin e një paneli të brendshëm intervistues. Më pas ai/ajo duhet të miratohet nga Kryeministri.

Një sfidë e madhe për shefin e ardhshëm të SIS do të jetë marrëdhënia me Uashingtonin. Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara kanë gëzuar tradicionalisht një bashkëpunim jashtëzakonisht të ngushtë në inteligjencë dhe janë anëtarë themelues të aleancës Five Eyes – 5 sytë, e cila tani përfshin Kanadanë, Australinë dhe Zelandën e Re. Por kjo nuk mund të garantohet më nën një presidencë Trump. Peter Navarro, një këshilltar i lartë i Presidentit, supozohet se ka propozuar dëbimin e Kanadasë, ndërsa shefat e inteligjencës në Mbretërinë e Bashkuar duket se janë disi të kujdesshëm ndaj ndarjes së inteligjencës tani që Tulsi Gabbard është Drejtor i Inteligjencës Kombëtare të SHBA.

Latest articles

Related articles