Kryetarja e komanduar e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani pas rimarrjes së kompetencave me firmë dhe vulë shkarkoi n/kryetaren e këtij institucioni Sara Goxhaj, e cila në datë 18 Mars u vendos nga Erion Veliaj në krye të institucionit, por më pas kryebashkiaku në burg u tërhoq.
Gjithashtu, Ristani ka shkarkuar nga detyra edhe sekretarin e përgjithshëm të bashkisë Tiranë, Alban Dokushi, i cili cilësohet si një nga njerëzit më besnikë të Veliajt.
Dokushi është zëvendësuar nga Jonida Halili që ka marrë postin e sekretares së përgjithshme të Bashkisë së Tiranës.
Dokushi pak ditë më parë ishte në SPAK për dosjen Veliaj. Me këtë vendim largohen dy nga njerëzit më të besuar të Erion Veliajt nga bashkia e Tiranës.