Tërmet Peçi: Rama më thirri për një detyrë edhe më të madhe, unë e pranova

spot_img

Tërmet Peçi pas 14 vitesh kryetar bashkie në Tepelenë, ai do të bëhet deputet i qarkut Gjirokastër. Peçi ka bërë së fundi një reagim, ku shpjegon mes të tjerash se ka qenë vetë Rama ai që e ka ftuar në këtë sfidë.

Sot, po lë në mes rrugën që nisëm bashkë, jo sepse heq dorë nga misioni ynë, por sepse jam thirrur për një detyrë edhe më të madhe dhe më sfiduese. Besomëni, ëndrra jonë për ta bërë Tepelenën perlën e çmuar të jugut dhe të gjithë Shqipërisë do të vazhdojë! Kam dorëzuar dorëheqjen time si Kryetar i Bashkisë Tepelenë dhe njëkohësisht i jam përgjigjur ftesës së Kryeministrit, z. Edi Rama, për të qenë pjesë e garës më #11Maj, e për të përfaqësuar Tepelenën dhe gjithë qarkun Gjirokastër në Kuvendin e Shqipërisë”, shkruan Peçi.

Latest articles

Related articles