LEZHË-E marta e 18-marsit shënoi nisjen e pelegrinazhit në kishën e “Shna Ndout” në Laç. Që prej orëve të para të mëngjesit, qindra besimtarë të ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë iu drejtuan këtij vendi të shenjtë, duke adresuar lutjet e tyre për shëndet, paqe dhe begati ne familje.
Kisha e Laçit ka bërë mrekulli të shumta ndaj dhe shumë njerëz kanë besim, tek ky vend i shenjtë thonë pelegrinjët e ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, por edhe jashtë saj.
Pelegrinët çdo të martë në 13 të tilla i drejtohen Kishës deri më 13 qershor, ditën ku dhe kulmon përfundimi i këtij pelegrinazhi të përvitshëm.