SPAK merr nën hetim policët e Burgjeve që transferuan Erjon Veliajn nga Durrësi në ambientet e Gjykatës së Posaçme të Apelit, pasi ai rezulton se ka përdorur telefonin e një polici dhe ka bërë telefonata.
Gjatë marrjes në pyetje, oficeri i burgjeve e ka pranuar një gjë të tillë dhe ka thënë se e bëri nga frika.