Basha: Shkodranët do të vendosin kandidatët e Koalicionit Euroatlantik që do çojnë në Parlament

spot_img

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, prezantoi kandidatët për deputetë në Shkodër duke theksuar vlerat që bashkojnë ekipin e tij, me një program që adreson çdo grup shoqëror, nga të përndjekurit politikë te shtresa e mesme.

Basha u shpreh për angazhimin e koalicionit në luftën kundër korrupsionit dhe mbështetje për SPAK, duke theksuar se ndryshimi kërkon veprime konkrete, jo vetëm fjalë. Ai nënvizoi rëndësinë e një programi që mbështet familjet, rininë, arsimin dhe zhvillimin ekonomik, ndërsa shpalosi kandidatët, të cilët janë përfaqësues të vlerave të pastërta dhe angazhimit të sinqertë ndaj qytetarëve të Shkodrës dhe Shqipërisë.

Në një garë e cila është fokusuar vetëm tek lista e hapur, qarku i Shkodrës do ketë mundësinë të zgjedh në një ekip që përfaqëson interesat e qytetarëve dhe jo të individëve, mes Xhevdet Amuli, Ramiz Çobaj, Elvisa Drishti, Arben Gjuraj, Naim Hasani, Anton Kokaj, Antonjola Kola, Valbona Lisha, Ervis Paçrami, Nikolin Radovani dhe Franc Shkëmbi.

Sipas Bashës, çdo votë e hedhur për ta është vetëm për kandidatin dhe jo për një tjetër. Duke iu referuar kësaj të fundit, ai nuk kurseu as ironinë me listat e Berishës dhe Ramës, duke thënë se vota për kandidatët tanë nuk është votë për vezët e Qyqes, pasi Qyqja i fut në foletë e të tjerëve, që ku të çelin pastaj t’i marrin vetë zogjtë.

Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës:

Vlerat që na bashkojnë sot janë një program. Një program i cili prek të gjitha grupet e interesit, nga të përndjekurit politikë tek pronarët , nga sipërmarrja tek profesionet e lira, nga familja tek shtresa mesme. Si zemreku i një shoqërie të aftë për të përparuar, për të lënë pas të shkuarën dhe për të ndërtuar të ardhmen çdo ditë. Për herë të parë, siç e themi jo vetëm ne, por dhe aleatët tanë, partnerët tanë stretegjikë që kanë kontribuar në hartimin e këtij programi. Ne vijmë me një ndjesë të thellë për mosrealizimin e këtyre objektivave, për vlerat e nëpërkëmbura, por edhe me zotime programore tërrësisht të realizueshme, të hartuara në bazë të programeve të suksesshme të vendeve si Kroacia në raport me pronat dhe pronarët, të larjes një herë e mirë ë borxhit jo vetëm financiar por edhe moral të shoqërisë ndaj të përndjekurve politikë dhe familjeve të tyre. Të një programi tërrësor të familjeve shqiptare pa të cilën nuk mund të ketë një rimëkëmbje të shoqërisë që adreson tek çiftet e reja, mungesën e strehimit mbështetjen për fëmijët, mbështetjen për arsimin, mbështetjen për universitetet dhe mbështetjen për rininë që të bëjë një hap nga shkolla drejt tregut të punës. Programi ynë ndërthurr vlerat më të mira të shtresës së mesme duke i ardhur në ndihmë atyre që duke fillura deri para pak javë, kanë përjetuar një rritje tjetër tatimesh dhe taksash të shtresës së mesme. Jo se shteti i Edi Ramës shpenzoi 7.2 miliardë dollarë vitin e kaluar, ka nevojë t’i tatojë përsëri profesionistët, por e bën që t’u mbyll gojën.Lufta kundër korrupsionit është diçka që na difrencon, që na mbledh të gjithëve këtu bashkë dhe që i mbledh të gjithë bashkë edhe ata që bëjnë sikur janë veç e veç jashtë kësaj salle, që duan si qëllim kryesor të vazhdojnë avazin e pandëshkueshmërisë në Shqipëri. Ajo që na mbledh bashkë është mbështetja pa kushte për SPAK, e cila në betejë të vazhdueshme me intrigat dhe kulisat e Edi Ramës dhe qeveritarëve të tij të korruptuar, pavarësisht gjithçkaje ia ka dalë të çojë para drejtësië titullarë të lartë të kësaj qeverie.

Nuk mund të jesh kundër korrupsionit me fjalë. Kundër korrupsionit mund të jesh vetëm me vepra. Dhe ne Demokratët Euroatlantikë, Koalicioni Euroatlantikë e kemi provuar se luftën kundër korrupsionit e kryejmë me vepra, me mbështetje konkrete ndaj SPAK. Me amendamentet tona për t’i dhënë mbështetje financiare dhe ligjore, me kërkesën tonë për të hequr një herë e mirë imunitetin e parlamentarëve që mos të ikin të arratisen duke i dhënë dy javë kohë si rasti i zëvendëskryeministri i Edi Ramës. Me vettingun për politikanët që të ndahet një herë e mirë shapi nga sheqeri. Mbështetja ndaj SPAK, lufta kundër korrupsionit na bashkon në këtë sallë me qindra mijëra shqiptarë në Shkodër e mbarë vendin, me shumicën dërrmuese të shqiptarëve dhe këto vlera i kemi të përfaqësuara sot në këtë ekip.

Në këtë ekip të jashtëzakonshëm ku përthyhet dhe mishërohet vlera e programit tonë politikë.

Po e nis me Valbona Lisha, përfaqësuese e nderuar e familjeve shkodrane, e të djathtës shkodrane, e sportit shkodran e sipërmarrjes shkodrane.

E vazhdoj me profesoreshën e nderuar, Elvisa Drishti, doktore shkencash e Universitetit të Birmingam, drejtore e programit të ekselencës në Universitetin “Luigj Gurakuqi” dhe përfaqësuesja në ekipin tonë e vlerave më të spikatura intelektuale me të cilat Shkodra është shquar jo vetëm para kombit shqiptar, por para rajonit dhe Europës.

E vazhdoj me përfaqësuesen tjetër Antonjola Kola e cila vjen pas një pune të jashtëzakonshme në krah të cdo kandidati e çdo fushate për vite e vite me radhë. Ka ecur për demokratët, ka ecur për të djathtën, ka ecur për kandidatët e Shkodrës dhe tani të rinjtë shkodran kanë shansin që me të të përfaqësohen në parlamentin e Shqipërisë.

Po e vazhdoj me Nikolin Radovani, me një përfaqësues tipik të ndershmërisë, të punës, dinjitetit. I ka ngritur me punën e tij reputacionin si një demokrat i pakompromis, një demokrat i vlerave, si një njeri pa shumë fjalë por me vepra ka qëndruar në kohë të mira dhe të vështira në krah të familjeve shkodrane.

Sot sapo ka mbërritur kandidati Naim Hasani, i cili i ka shërbyer shqiptarëve në Londër mijëra prej tyre, do të vazhdojë t’i shërbejë, por tashmë duke iu ofruar edhe përfaqësinë dinjitoze. Promovimin dhe mbrojtjen e interesave të tyre jo vetëm në gjyqet britanike, ku meqë ra fjala, para një viti i është ofruar vendi i gjyqtarit britanik, në Britaninë e Madhe, se ka dhe dy shtetësi, por duke i përfaqësues dhe mbrojtur me dinjitet në parlamentin e Shqipërisë. Faleminderit zoti Hasani.

Franc Shkëmbi është nga ata djemtë shkodranë, të rinjtë shkodranë, intelektual shkodran që ka arritur kualifikimet më të larta në një degë jashtëzakonisht të rëndësishme sot, për interesin më esencial të Shqipërisë dhe shqiptarëve, sigurinë. Sigurinë kombëtare, sigurinë Euroatlantikë, marrëdhëniet me jashtë dhe si i till kontribuon në dokumenta më sensitiv të sigurisë Europiane dhe Euroatlantike.

Ramiz Çobaj, vitet e drejtimit të PD të Shkodrës kanë qenë vite shumë të vështira, ku jo pak njerëz, çuditërisht nuk i shoh këtu në këtë sallë kanë vënë interesin e tyre mbi interesin e demokratëve të Shkodrës. Jo vetëm kur vinte puna për kandidime , por pothuajse për çdo çështje interesin e tyre mbi interesin e demokratëve. Kam qenë me fat që gjatë kësaj kohe kryetari i degës së PD të Shkodrës, Ramiz Çoba në çdo kthesë, në çdo moment, në çdo minutë ka vënë intersat e mëdha të demokratëve, pra interesat e shqiptarëve para interesit të tij personal dhe kjo është arsyeja pse sot është këtu. Jo se nuk mund të ishte diku tjetër, por njësoj si kandidatët e tjerë i ka thënë jo ofertave të pazarxhinjve për karrige personale, i ka thënë po shërbimit ndaj Shkodrës dhe ndaj shkodranëve.

Xhevdet Amuli, i cili gjithsesi edhe në kohët më të vështira, edhe në momentet më tragjike që nuk dua t’i kujtoj dhe skam për t’i kujtuar, i ka ballafaquar kështu siç qëndron sot para nesh, si një shkëmb me nj buzëqeshje. Etalon i fisnikërisë, përfaqësues si shumica e kandidatëve i familjeve të përndjekura e të masakruara nga regjimi komunist. Sot një nga kanditatët për deputet të Shkodrës dhe një nga figurat më të rëndësishme të udhëtimit tonë së bashku si Euroatlantikë.

Ervis Paçrami, kur flasim për shtresë të mesme, flasim për profesionist që duan dhe kërkojnë dijen. Dhe pasi duan dhe kërkojnë dijen, ndërtojnë mbi atë dije me mundësitë dhe talentin e vet. Ndërtojnë për veten, për familjen, për ekonominë, për shoqërinë, kjo është shtresa e mesme. Ndryshe nga proletariati, ky është thelbi i të djathtës shqiptare. Aktiviteti i tij në PD është që në moshën 16 vjeçare, por kurrë se ka parë si një shkallë për t’u kacavjerur. Kurrë ska kërkuar, por vetëm ka pyetur çfarë mund të bëj unë këtë fushatë, çfarë mund të bëj unë për këtë miting, çfarë mund të bëj unë për këtë protestë. Sepse shtresa e mesme shqiptare, përfaqësues i denjë i të cilës është zoti Paçrami, nuk e sheh shtetin si një lopë për t’u mjel, por si një vegël për t’i shërbyer qytetarëve. Dhe prandaj meriton të fuqizohet e do të fuqizohet me programin tonë ekonomik, fiskal e të gjithëanshëm për të cilën garanci janë kandidatët tanë, është ekipi ynë, e në rastin e shtresës së mesme shqiptare të gjithë ju qe e gjeni veten tuaj tek përshkrimi i zotit Paçrami, e keni përfaqësuesin tuaj për t’i dhënë besimin që ai meriton.

Anton Kokaj, betejë pas beteje, ditë pas dite, javë pas jave, vit pas viti në kohë të vështira për Shqipërinë në atë kohë, në Shkodër edhe më të vështira për Malësinë, sepse ka sjell emër të madh, por emrin ia kanë zhgërryer paçavurat e Rilindjes dhe pazarxhitë e rilindasve. Nuk ka qenë kohë më e vështirë për ta mbajtur të pastër emrin e Malësisë së Madhe, e aq më e vështirë kur ditë për ditë mjetet, mënyrat, rrugët për ta bërë kanë qenë të vazhdueshme. Pikërisht në këtë kohë, Anton Koka si drejtues i PD të Malësisë së Madhe, ka arritur të mbajë lartë jo vetëm emrin e demokratëve, por edhe të pastrojë në mënyrë të përditshme, pa fjalë me shumë vetmohim, baltën që i hidhej Malësisë nga ata që e shohin si një çiflig të tyrin. Shqiptarët, shkodranët e gjithë Malësia ka ditur të rezistojë në kohë të vështira pushtuesve më të mëdhenj, e sigurisht do të di të pastrohet, të ngrihet, të ripërtërihet e të vazhdojë rrugëtimin duke i dhënë garanci shpirti, mendje dhe pune çdo shkodrani e çdo shqiptari, e ku më mirë se me Anton Kokën i cili në personin e tij ka ngërthyer gjithë këto vlera, pikërisht atëherë kur të gjithë tjerët i kthyen kurrizin këtyre vlerave.

Arben Gjuraj, kam kënaqësinë që me të gjithë anëtarët e këtij ekipi dhe me shumë prej jush të tjerë në sallë të flas në titull personal, sepse bashkë kemi punur në kohë të mira dhe kohë të vështira. Po një nga kohët më të vështira më lidhi fort me kryetarin e atëhershëm të komunës Dajç, zëvendëskryetarin e ardhshëm të bashkisë Shkodër, ndaj e them nga përvoja personale. Dicka që banorët e Dajçit, e të nënshkodrës e dinë fare mirë, me Ben Gjurën e garantuar është që për gjithësecilin prej jush, i rreh zemra si me qenë anëtar i familjes së vet. E ka provu këtë me vepra, në kohën më të vështirë atëherë kur njeriu dallohet. Se në kohë të mirë të gjithë janë burra të mirë. E ka provuar me urtëssi, me civilizëm, me qytetari, e ka provuar me mençuri. Dhe jam jashtëzakonisht i lumtur që duke pranuar kandidimin si përfaqësues i nënshkodrës në këtë qarkë të madh e plot me vlera, i jep kuptim, e mishëron vlerën e sakrificës personale, për interes publik, për interesin e demokratëve, për interesin e shkodranëve, për të gjithë ekipin tonë të Shkodrës.

Ky është ekipi ynë, kjo është lista jonë e hapur. Nuk është ekipi i asnjë personi të vetëm, nuk është pazari i askujt, nuk është garda e askujt, nuk është alibia e askujt. Është ekipi juaj, është ekipi i Shkodrës, është ekipi i shkodranëve, i qarkut të Shkodrës, i Malësisë, i Pukës, i Fushë Arrëzit, i vaut të Dejës, është pra ekipi i qytetarëve, të cilët do t’i zgjidhni ju. Një votë për ta, është një votë për ta, nuk është një votë për dikë tjetër. Nuk është një votë për vezët e Qyqes në listën e mbyllur. Nga i di unë vezët e qyqes, në fakt nuk i di unë por m’i tha dikush tjetër. Vezët e Qyqes janë ato që Qyqja i fut në foletë e të tjerëve, që ku të çelin pastaj t’i marrin vetë zogjtë. Dhe ju e dini fare mirë që në këto vitet e fundit kemi pasur bollë vezë qyqesh në folenë tonë. i keni parë dhe se ku kanë shkuar. E pra, kjo është foleja e qytetarëisë shkodrane. Një votë për kandidatin tonë, është një votë për ata kandidatë dhe asnjë votë nuk shkon kot. Sepse ai apo ajo që merr një votë më shumë do të jetë përfaqësues i qytetarëisë shkodrane.

Latest articles

Related articles