Po kalonte rrugën, e përplas makina! 1 viktimë

spot_img

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme (14 mars), në autostradën Thumanë-Laç, ku një mjet ka përplasur për vdekje një këmbësor.

Viktima ka tentuar të kalojë nga njëri krah në tjetrin, ndërsa është përplasur nga mjeti.

Njoftimi:

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 14.03.2025, rreth orës 19:00, në autostradën Thumanë-Laç, automjeti me drejtues shtetasin F. T., 21 vjeç, ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar(këmbësor) i cili për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metëjshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Latest articles

Related articles