Durrës, Myshketa: Besoj fort që shqiptarët do zgjedhin me zgjuarsi për veten e tyre

spot_img

nga Jonuz Myshketa, KEA

Kë kemi përballë në këto zgjedhje!

2/3 modele themelore:

Nga njëra anë rilindjen pas 3 mandatesh dështime të theksuara në kurrizin tonë miq:

1.Arrogancë e mospërfillje e administratës karshi nesh çdo sekond, minutë, orë e ditë, duke na trajtuar si leckë, duke shkelur çdo të drejtë tonën e duke na e vështirësuar jetën aq sa më shumë. Me keqardhje e them dikush i ka dhënë fund asaj e shumica është larguar pikërisht prej zullumit të zëngjinëve të pushtetit.

  1. Korrupsion i skajshëm qindra madje miliarda euro të shpërdoruara sipas Klsh etj dhe po aq të grabitura e vjedhura prej tyre e pa pikën e turpit bëjnë karshillëk duke treguar me mburrje lluksin e tyre rrjedhojë e vjedhjeve mbi djersën e mundin tonë. Ndërkohë që ke me mijëra familje që jetojnë në kushtet e lëmoshës, me qindra mijëra pensionistë që pas një jete punë e sakrificë marrin në muaj aq sa këta i djegin me një puro, trendi i fundit i parelinjve të paepur.
  2. Drjetorë, deputetë, ministra e ish ministra të zhytur deri në fyt me sa më sipër e në aleancë të lidhur ngushtë me biznese të paligjshme, grupe kriminale e media pranë pushtetit.
    Kjo është armata që i del përpara shqiptarëve si alternativë, këta që janë pjella e të gjitha të këqijave që duhet të përballojnë shqiptarët çdo ditë për të mbijetuar.

4.Nga ana tjetër kemi një opozitë të plakur me xhaketa të vjetra që me çdo kusht e me çdo armë pa respektuar asnjë rregull, por në menyrë të njejtë me pushtetin paraqitet në të shumtën e rasteve me ish drejtorë, ish ministra e deputetë që kërkojnë votën e shqiptarëve duke u strukur në listat e mbyllura thjesht për ti shërbyer kryetarit e jo elektoratit ( brenda tyre ka dhe njerëz dinjitoz por që zëri i tyre shpërfillet e përdoret për ti pastruar fytyrën këtyre “misionarëve” të familjes “).

Vinë para shqiptarëve me sloganin ‘Është radha jonë”.
Për çfarë ështê radha juaj?
Për të vjedhur më mirë siç deklaronte Shalsi dikur?
Për të shkelur ligjin idem si rilindja?
Është radha juaj se ju është tretur dhjami i para 12 viteve dhe çdo kush që nuk e mendon si ju qenkan patericë e pushtetit kur jeni ju që e mbani në këmbë këtë pushtet antikombëtar pasi jeni siamez me këta të fundit.

  1. Keni dhe formacionet dhe koalicionet e reja të cilat ende të paprovuara mirë politikisht ( disa prej tyre) të paktën kanë /kemi guzimin ti kundërvihen llogjikës e praktikës së vjetër.

Pro drejtesisë,
pro aleatëve strategjikë Shba, Be,
pro listave të hapura matës i drejtpërdrejtë i demokracisë.

Përfaqësuar me të rinj e të reja që vinë pa asnjë ngarkesë të së shkuarës, pa korrupsion, pa lidhje me grupet kriminale e pa paratë e korrupsionit.
Në kushte aspak të barabarta vinë/vimë ballhapur parajush me të vetmen armë që kanë /kemi, fytyrën tonë, ndershmërinë tonë, pa marrë urdhra nga kryetarët kushdo qofshin ato.

Vimë para jush si njerëz pranë jush, që ndajmë të njëjtat probleme.
Vimë para jush si njerëz të lirë e jo si marioneta pushteti.

Besoj fort që shqiptarët do zgjedhin me zgjuarsi për veten e tyre, fëmijët e tyre, të ardhmen tonë të përbashkët.

Modelet janë të qarta nuk fshihet dielli me shoshë miq.

Është koha kur realisht duhet të zgjidhni e të vendosni për të ardhmen e keni/kemi vetëm Ju/ne së bashku në dorë sadoqë do përpiqen tu/ na trembin, me bukën e gojës, me kontrollet nëpër biznese, me të gjitha format e mashtrimit e propagandës, por nuk mund të na trembin e të na blenë të gjithëve.

shqiperiaepara

perditemetemira

pernjereztelire

KEA

meritojmemeshume

Latest articles

Related articles