Një tjetër projekt i finalizuar me sukses do të kurorëzohet këtë 14 Mars! E kemi fjalën për “Tunelin e Murrizit” i cili ashtu sikurse është njoftuar më herët do të përurohet këtë të premte, 6 vite pas nga maji i vitit 2019 kur dhe nisi të hapet.
E kjo vepër madhështore, pavarësisht vështirësive gjeologjike dhe të papritura me të cilat inxhinierëve, stafit teknik dhe punonjësve iu desh të përballeshin, pritet t’ia bëjë më të lehtë aksesin me kryeqytetin të gjithë matjanëve, bulqizakëvë, dibranëve dhe gjithë shqiptarëve.
Tuneli është i gjatë 3.8 kilometra dhe përshkohet për vetëm 5 minuta. Ndërkohë që do të shkurtojë distancën mes Dibrës dhe Tiranës në vetëm 2 orë.
Lidhur me këtë vepër së fundmi ka folur edhe vetë inxhinieri gjeolog i tunelit, Mark Pepkola i cili me krenari të plotë ka thënë se kjo vepër është krijuar nga shqiptarët, të cilët nuk u sprapsën edhe kur të huajve iu duk e pamundur.
“Prandaj une si pjese e stafit teknik ne hapjen e ketije Tuneli , jam i lumtur qe me ne fund ja dolem , ku ishte nje pune e lodheshme , por qe tashme jo vetem une por ketu mund te them me bindje per te gjithe stafin dhe punonjesit ishte nje shkolle dhe eksperience , ku dhe specialiste te huaj dhane dorheqien , por sic thote populli “ Gomarin e nxjerr nga balta i zoti “ dhe ne fund ne specialistet shqiptare ja dolem me sukses ..!”, thotë ai.
Më tej inxhinieri ka bërë me dije se Tuneli i Murrizit është tuneli i parë në vendin tonë që hapet në formacione flishore, si alternim i shtresave argjilore me ato gëlqerore të holla, ku prodominon argjila.
Ndër të tjera ai ka sjellë dhe një video teksa përshkon me automjet tunelin i cili nga sot, pas inagurimit, do të jetë i kalueshëm nga të gjithë shqiptarët.

Reagimi i plotë:
Me ne fund ja dolem “ Tuneli Murrizi “ drejt Inagurimit ..!
Bulqiza , klosi , tashme lagje e Tiranes
Te nderuar Miqe..!
Eshte e lehte te kritikosh , por eshte e veshtire te punosh ..!
Ata qe kane punuar dhe vazhdojne te punojne ne vepra te tilla e dine mire se cfar veshtersish dhe ne te pa pritura mund gjendesh ..?
Tuneli i Murrizit eshte tuneli i pare ne vendin tone qe hapet ne formacione flishor ( alternim i shtresave argjilore me ato gelqerore te holla , ku prodominon argjila)
Prandaj une si pjese e stafit teknik ne hapjen e ketije Tuneli , jam i lumtur qe me ne fund ja dolem , ku ishte nje pune e lodheshme , por qe tashme jo vetem une por ketu mund te them me bindje per te gjithe stafin dhe punonjesit ishte nje shkolle dhe eksperience , ku dhe specialiste te huaj dhane dorheqien , por sic thote populli “ Gomarin e nxjerr nga balta i zoti “
dhe ne fund ne specialistet shqiptare ja dolem me sukses ..!
Ta gezojne Dibranet ,Bulqizaket , Matjanet dhe gjithe populli Shqiptare Rrugen e Arberit , me veprat e Artit te saje te Rrangut Europian ..