Aksidenti i rëndë, gruaja humb jetën – 4 të plagosur

spot_img

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Bulqizë. Një makinë ka dalë nga rruga dhe për pasojë një 31-vjeçare ka ndërruar jetë, ndërsa 4 persona të tjerë janë plagosur dhe janë dërguar me urgjencë drejt Tiranës për të marrë ndihmë më të specializuar mjekësore.

“Rreth orës 21:00, në vendin e quajtur “Ura e qytetit”,  aksi rrugor Bulqizë-fshati Peladhi, shtetasi E.Z., teksa drejtonte automjetin tip ‘Fuoristradë’,  ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga të automjetit, ka humbur jetën shtetasja M.Z., rreth 31 vjeçe (bashkëshortja e drejtuesit të automjetit), ndërsa drejtuesi i mjetit dhe 4 pasagjerë, janë dëmtuar dhe po transportohen drejt  Tiranës për ndihmë  mjekësore më të specializuar.

Latest articles

Related articles