Parlamenti Evropian do të hapë një zyrë në Shqipëri për të forcuar më tej angazhimin me Ballkanin Perëndimor.
Zyra e re e Parlamentit në Tiranë do të shërbejë si një pikë kyçe kontakti midis Parlamentit Evropian dhe parlamenteve kombëtare, shoqërisë civile dhe partnerëve lokalë në Ballkanin Perëndimor.
Kjo zyrë do të promovojë qëndrimet dhe aktivitetet e Parlamentit, veçanërisht në lidhje me anëtarësimin në BE, si dhe do të mbështesë demokracinë dhe reformat institucionale në rajon.
Gjithashtu do të ndihmojë në përgatitjen dhe ndjekjen e vizitave zyrtare të eurodeputetëve, duke forcuar njëkohësisht bashkëpunimin me aktorët e tjerë të BE-së në terren dhe me organizatat ndërkombëtare dhe ato të shoqërisë civile.