E rëndë, makina përplas për vdekje fëmijën 2 vjeç

spot_img

Një fëmijë vetëm dy vjeç ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në kryeqytet, pasi u përplas nga një automjet.

Ngjarja ka ndodhur në Kamëz, ndërsa policia ende nuk ka identifikuar drejtuesin që shkaktoi aksidentin me vdekje.

“Rreth orës 17:30, në Spitalin e Traumës, familjarët kanë dërguar për mjekim një të mitur rreth 2 vjeç, të cilin e ka aksidentuar në Kamëz një automjet me drejtues ende të paidentifikuar. Si pasojë i mituri ka ndërruar jetë në spital”, informon policia.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit

Latest articles

Related articles