Lufta totale ndaj drejtësisë – ANALIZA

spot_img

Fitim Zekthi

Kryeministri Rama ka nisur një luftë të hapur me prokurorinë speciale SPAK dhe Gjykatës kundër krimit dhe korrupsionit GJKKO. Gjuha që ai po përdor, sjellja e tij politike ndaj kësaj prokurorie dhe ndaj gjykatës janë ekstreme, shantazhuese, kërcënuese. Kryeministri po thotë se gjykata duhet të japë prova pse e arrestoi kryetarin e bashkisë Erion Veliaj, pse nuk zgjodhi një masë tjetër më të butë, pse e la Tiranën pa kryetar bashkie, pse mohoi qeverisjen e qytetit, pse mohoi votën e 500 mijë banorëve.

Kryeministri Rama përdori rastin e ndalimit të rreth 20 pedagogëve dhe zyrtarëve të Universitetit Bujqësor të Kamzës për të shkuar edhe më larg në sulmet ndaj gjykatës dhe prokurorisë. Ai tha se gkykata po bëhet represive, se ajo po ushqehehet me gjak, se gykata po bëhet ‘jacobine’, se gjykata po udhëheq me shpatë dhe se kjo nuk do të lejohet.

Gjuha e kryeministrit Rama është padyshim në kufijtë e një vepre penale. Ajo është një gjuhë shantazhi dhe kërcënimi, është një gjuhë e pengimit të drejtësisë. Në një çështje gurthemeli si ajo Terminielo vs Chicago Gjykata Supreme e SHBA ka vendosur që në vitin 1949 se gjuha që mund të shkaktojë “rrezik të qartë dhe të shpejtë” është e ndaluar. Kur kjo gjuhë përdoret nga kryeministri (nuk po flasim për gjuhën e kryetarit të bashkisë sepse ajo kalon çdo kufi) rreziku që ajo paraqet, kërcënimi që ajo mbart, shantazhi që ajo shkakton është shumë e madhe. Kjo u pa edhe te protesta që bënë njerëzit e Ramës dhe të Veliajt tek dera e GJKKO. Gjithsesi kjo është një çështje tjetër.

Çështja kryesore në këtë rast është mënyra se si kryeministri Rama e kupton drejtësinë. Ai paraqiti një foto që sipas tij simbolizonte drejtësinë ‘jacobine’, foto e famshme e një pikture kjo në fakt. Kjo foto tregon për një grua të verbër (siç duhet të jetë drejtësia e cila ka në një dorë një shpatë dhe në dorën tjetër peshoren. Kryeministsri Rama se SPAK dhe GJKKO janë bërë jakobinë. Jakobinët, dihet që janë simboli i një prej mizorive më të mëdha të kohërave. Jakobinët vranë mijëra njerëz pa gjyq, mbyllën kishat, u prenë kokat priftërinjve dhe aristokratëve, gjymtuan kundërshtarët politikë etj. Rama kërkon të thotë se drejtësia e SPAK dhe e GJKKO është e tillë, kullon gjak nga sytë,
Etërit themelues të SHBA-së, autorët e kushtetutës amerikane, mendimtarët që hartuan Deklaratën e Pavarësisë, që shkruajtën Letrat e Federalistit i kanë kushtuar një rëndësi shumë të madhe kufizmit të pushtetit, ndarjes së pushteteve dhe rolit të gjyqësorit. James Madfison thotë se parlamenti është pushteti i thesit d.m.th. i parave dhe i buxhetit, ekzekutivi është pushtetei i shpatës sespe zbaton ligjet dhe këtë e bënë nëpërmjet komandimit të agjensive ligjzbatuese. Madison thotë se gjyata është peshorja.

Madison, Franklin, Jeffesron etj. ishin shumë të trembur se Thesi dhe shpata duke qenë dy pushtete shumë të fuqishme do ta shtypnin dhe përdornin peshoren. Peshorja është një pushtet shumë i dobët krahasuar me shpatën dhe thesin. Ata u kujdesën që shpata dhe thesi të mos jenë kurrë në një dorë dhe në fakt kongresi amerikan nuk ka qenë kurrë i dominuar plotësisht nga qeveria. Ata u kujdesën për një pushtet gjyqësor me tre shkallë dhe për një mënyrë emërimi të gjyqtarëve e cila të mos lejonte kontrollin e tyre nga ekzekutivi apo legjislativi. Në Shqipëri dihet që thesi dhe shpata janë në dorën e kryeministrit. Peshorja me sa duket nuk është në dorën e tij. Që GJKKO dhe SPAK të jenë jakobine duhet që ato të kontrollohen nga Rama. Rama është thesi dhe shpata. Drejtësia jakobine në Francë në vitet 1793 -1800 u kontrollua plotësisht nga qeveria. Kudo në çdo vend kur drejtësia është jakobine, dënon njerëz kot apo persekuton njerëz, ajo kontrollohet nga shpata dhe thesi. Nuk ka kurrë drejtësi jakobine, që merr hak, që kullon gjak nëse ajo nuk kontrollhet nga qeveria.
Rama e tha këtë pikërisht sepse drejtësia e SPAK dhe e GJKKO nuk janë jakobine, janë thjesht të pavarura në një masë shumë shqetësuese për qeverinë dhe Ramën. Ato janë në një masë shqetësuese të pavaruara nga Rama dhe politika për shkak se ato institucione nuk u ngritën nga vullneti dhe dëshira e Ramës dhe e politikës. Ato thjesht kanë fuqinë e kurajos të hetojnë dhe çojnë në gjykatë njerëz të thesit dhe shpatës dhe kjo e ka luajtur mendsh thesin dhe shpatën. Kjo është e gjithë diferenca.

Gjërat e tjera se SPAK duhet të japë prova, se SPAK la Tiranën pa kryetar, se SPAK mohoi votën e 500 mijë qytetarëve janë deklafata populiste brenda kuptimit jakobin, brenda kuptimit që gjykata nuk mund të mos jetë në dorën e qeverisë. Provat paraqiten vetëm në gjykata, kur kryhet një vepër penale edhe po të jesh votuar nga 1 miliard njerëz nuk mbrohesh dot por do t’i përgjigjesh ligjit, kur dyshohesh për një vepër penale edhe po të jesh mbret nuk mbrohesh dot për shkak të detyrës. Tërë thelbi i drejtësisë është se “askush nuk mund të jetë mbi ligjin”. Është pikërisht kjo gjë nuk pranohet sepse Rama, Veliaj, politikanët e lartë të 34 viteve tranzicion e kanë menduar veten gjithmonë mbi ligjin. Siç tha dikur funskionari i lartë i Partisë së Punës : “Pse ligjet tona do na dënojnë ne”? Pikërisht për këtë shkak ata kanë nisur një luftë totale mbi drejtësinë. Lufta e tyre e vërtetë në fakt

Latest articles

Related articles