Sot, mes një kafeje dhe një bisede të sinqertë me profesor Llukanin dhe miq të tij ish profesorë e inxhinierë, tani në pension – njerëzit që dikur ndëtuan këtë vend me duart e tyre, e që sot ndihen të harruar.
Pensionet e ulëta, çmimet e papërballueshme të ilaçeve dhe mungesa e kujdesit shëndetësor nuk janë thjesht probleme; ato tregojnë jo vetëm harresë por mbi të gjitha mungesë vullneti politik për tu krijuar gjyshërve dhe prindërve tanë pleqëri të dinjitetshme. Një shtet që nuk respekton ata që kanë sakrifikuar për të, është një shtet që ka humbur shpirtin e tij.
Ne nuk mund të pranojmë një Shqipëri që lë mënjanë ata që e ndërtuan. Ne do të luftojmë për dinjitetin e tyre, për një pension që u jep siguri, për një sistem shëndetësor që nuk i trajton si një statistikë. Sepse madhështia e një kombi nuk matet nga fjalët e tij, por nga mënyra si kujdeset për më të dobëtit e vet.