Oscar Wilde, ing. Shkëlqim Bumçi edhe burgu !

spot_img

nga Irena Beqiraj

“Vuajtja është moment shumë i gjatë edhe nuk mund ta ndajmë sipas stinëve.
Arsyeja nuk më të ndihmon. Ajo më thotë se ligjet sipas të cilave jam dënuar janë ligje të gabuara dhe të padrejta, sistemi po ashtu është i gabuar dhe të padrejtë. Shtrati me dërrasa, ushqimi i neveritshëm, litarët e fortë te copëtuar në lis derisa majat e gishtave të mpihen nga dhimbja, ambjentet e rëndomta me të cilat fillon dhe mbaron çdo ditë, urdhrat e ashpra që rutina duket se i kërkon, veshja e tmerrshme që e bën trishtimin edhe me groteks të gjitha këto për t’u shëndruar në një përvojë shpirtërore kërkojnë me ngulm heshtjen time .

Ajo që thuhet nga unë apo nga të tjerët, ka pak rëndësi. Gjëja e rëndësishme, është çka sot qëndron përpara meje , ajo që duhet të bëj që pjesa e mbetur e ditëve të mia te mos jetë e gjymtuar, e dëmtuar dhe e paplotë. Edhe për ketë gjithçka që më është bërë, duhet ta pranoj pa ankesa, frikë ose ngurrim. Vesi suprem I njeriut është cektësia”

Ky është vetëm një pasazh nga letra e shkruar në burg nga Oscar Wilde e titulluar De Profundis , ku ai përshkruante përpjekjet e tij për ta shndërruar vuajtjen e tij në një udhëtim shpirtëror drejt vetë-rindërtimit.

Ndërsa Shkëlqim Bumçi , inxhinieri brilant 90 vjeçar, një shpirt i shkëlqyer si emri i tij , I cili kaloi një pjesë të rëndësishme të jetës së tij në burgun e Spaçit , duke buzëqeshur mi shpjegonte kështu ditët e tij të burgut :

” E gjeta veten në një situatë rrënjësisht të re ekzistenciale dhe gjëja e parë që duhet të bëja ishte të mësoja të jetoja me të, që do të thoshte të gjeja një strukturë krejtësisht të re vlerash dhe një perspektivë të re për gjithçka – shpresa të tjera, synime të tjera, interesa të tjera, gëzime të tjera. Mu desh të krijoja një koncept të ri të kohës, nje koncept te ri veten time dhe në fund të fundit një koncept të ri të jetës.

E ndërsa në burg pjesa me e madhe e njerëzve të zakonshëm rrezikojnë të hidhërohen, të zhvillojnë mëri kundër botës, të bëhen të mërzitshëm, harbutë dhe egoistë, si anglezin Wilde edhe shqiptarin Bumçi stofi burrëror edhe mendja e ndricuar, i ndihmoi ta shihnin burgun ndryshe . Burgu për ta u shëndrua në një instrument të çuditshëm vetë-rindërtimi . Sigurisht pa ndryshuar në asnjë grimë pikëpamjen për botën, por përkundrazi duke gjetur një mënyrë më të mirë për të përmbushur kërkesat që bota vendosi mbi ta.

Në burg koha ka ligje të tjera dhe lëviz në një mënyrë tjetër. Lavjerrësi i kohës së burgut lëkundet mes agonisë dhe hiçit. Proçesi i rindërtimit është i veshtirë. Për të vdekshmit e pa vlerë i pamundur … Nuk është argëtim, por detyra më serioze në jetë; asnjë përtac nuk do të guxonte kurrë ta provonte.

Latest articles

Related articles