Berisha: Do ta shkrij SPAK-un, ka dalë jashtë kontrollit

spot_img

Sali Berisha, në një bashkëbisedim me gazetarët është pyetur në lidhje me deklaratën e tij se pas fitores së 11 majit do të shkrijë SPAK-un. “A pajtohem unë me një prokurori politike? Kurrë! Sepse kjo do të thotë të pajtohesh me diktaturën. Rruga është një reformim”, tha ai.

Unë nuk pranoj një institucion që nuk ka asnjë lloj kontrolli. Ai institucion është pa kontroll. Ky institucion me Kushtetutë duhet të ketë kontroll si çdo institucion tjetër. Së treti, nuk mund të pranoj që ky institucion të regjistrojë telefonat e gjykatësve ku çon dosjet. Kjo nuk shkon. Unë e kuptoj që duhet të ketë institucion që duhet të regjistrojë telefonat, por ama kjo përbën një konflikt absolut interesi.

Latest articles

Related articles