PLL, Shpëtim Axhami takim energjizues me qytetarët dhe simpatizantë në MAT

spot_img

Shpetim Axhami

Sot, bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm të PLL z.Lurian Mena dhe Kryetaren e Forumit Gruas Legaliste znj. Anila Biba, zhvilluam një takim energjizues në qendrën e zogizmit, në Mat, me strukturat drejtuese dhe simpatizantët e saj.
Mesazhi ishte i qartë: Qëndrojmë në Parlament, rikthehemi në Qeverisje me platformën tonë.
Partia Lëvizja e Legalitetit një subjekt i djathtë konservator duhet të mbajë lart këtë frymë në spektrin e politikës së sotme, sidomos në këto zgjedhje që kanë një rëndësi dhe mision të veçantë, pavarsisht se ku ajo së shpejti do të pozicionohet se si ajo do të garoj.
Momenti, koha nuk pret, falëm pa na kërkuar falje dhe mirë ndoshta bëmë, sepse treguam fisnikërinë tonë, por, Sot Ndryshe Për Ndryshe, për një start dhe përfaqësim tjetër duke treguar se #NePërShtet#
Partia Lëvizja e Legalitetit ka potenciale dhe elektorat bazik mbarëkombëtarë, ajo meriton të përfaqësohet bindshëm në parlamentin dhe qeverisjen e ardhshme e për këtë duhet dhe do të jetë tepër e kujdesshme në çdo tryezë negociatash për çdo bashkëpunim të mundshëm, ajo ka mandatin për të përfaqësuar shqetësimet dhe interesat e antarësisë së saj me partitë opozite në një koalicion kundër mazhorancës së korrupsionit të Edi Ramës.

Latest articles

Related articles