Dy persona janë shpallur në kërkim nga policia nën dyshimin se kanë vjedhur shumën prej 100 mijë eurosh “cash” në shtëpinë e G. D. dhe bashkëshortes së tij, mjekes infeksioniste, Zh.D.
Frederik Shambi 27 vjeç dhe Mikel Gjoni, 34 vjeç akuzohen se kanë përdorur maska silikoni dhe mjete të posaçme për të hyrë në banesën e mjekes ku kanë arritur të marrin shumën e madhe të parave.Gjatë kontrollit në banesën e 27-vjeçarit Mikel Shkambi, policia gjeti dhe sekuestroi 3 maska, 1 kapuç, 5 celularë, 5 palë targa dhe sende të tjera të kundërligjshme, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e 34-vjeçarit kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.