IKMT shemb strukturat e paligjshme në Shkodër, aksioni vazhdon në zona të tjera

spot_img

IKMT ka nisur aksionin për shembjen e strukturave të paligjshme në hyrje të Shkodrës, veçanërisht në brigjet e Lumit Drin dhe Bunë.

Këto struktura, që ndodhen në pikën e bashkimit të dy lumenjve, përfshijnë dy objekte të larta nga 1 deri në 3 kate, si dhe struktura ndihmëse.

Aksioni pritet të vazhdojë edhe në zona të tjera, përfshirë Liqenin e Shkodrës, për të parandaluar rrezikun nga përmbytjet dhe për të menaxhuar më mirë burimet ujore.

Latest articles

Related articles