Nga Shpëtim Axhami
Për herë të parë PLL do ketë votat e shumta të diasporës!
Diaspora shqiptare në Belgjikë mbetet një forcë e rëndësishme për ndryshimin nëpërmjet votës, duke mbështetur kandidatët e Partisë Lëvizja e Legalitetit. Të gjithë të angazhuar maksimalisht deri më 4 mars 2025, për të siguruar regjistrimin dhe ushtrimin e të drejtës së votës më 11 maj 2025.
Diaspora është një faktor përcaktues për rotacionin e duhur dhe të domosdoshëm politik, në të mirë të qytetarëve, vendit dhe kombit. Një pjesë e shëndoshë e shoqërisë, e palëkundur ndaj çdo presioni apo shantazhi politik, e vendosur në mbrojtje të vlerave demokratike dhe integritetit të procesit zgjedhor.
Në kuadër të 100-vjetorit të Triumfit të Legalitetit, patëm nderin të dekorojmë me mirënjohje dhjetëra familje dhe personalitete zogiste, kontribues të kauzës mbretërore dhe mbështetës të palëkundur të programit të Partisë Lëvizja e Legalitetit.
Faleminderit për mikpritjen dhe përkushtimin!