Tre persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim pasi u konfliktuan me një 48-vjeçar në lagjen nr. 18, Durrës.
Ata e kanë goditur Gentian Zenelin, me sende të forta dhe gjithashtu njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri në ajër, konkretisht kallashnikov, informoi sot policia.Sipas njoftimit të bluve të arrestuarit janë Gentian Zeneli, Jolanda Zeqiri dhe Spiro Shore, për moskallëzim të krimit.Ndërsa në kërkim janë Hamdi Llana dhe Klajdi Senko, të cilët pas konfkliktit janë larguar me shpejtësi me një automjet, thuhet më tej në njoftimin e policisë.