Një orë protestë, mesazhet e Berishës dhe Metës për shqiptarët: Mundëm Soros

spot_img

Një orë e 15 minuta ka zgjatur protesta e thirrur nga Partia Demokratike para kryeministrisë. Në protestën e ditës së shtunë e cila nisi në orën 17:30 dhe u mbyll në orën 18:44, mbajtën fjalën e tyre disa prej ekspontentëve më të lartë të opozitës.

I pari që hapi serinë e fjalimeve ishte kreu i PR, Fatmir Mediu, ndërsa ai që e mbyllu protestën me fjalimin e tij ishte Sali Berisha.

Ndërkohë edhe presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta me anë të një audiomesazhi iu drejtua protestueve ku ju bëri thirrje që bashkë me emigrantët të votojnë në 11 maj për të sjellë ndryshimin në Shqipëri.Ndërkohë ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se 11 maji do të jetë dita e triumfit dhe rikthimit të demokracisë në vend. Ai ju bëri thirrje qytetarëve që ta kthejnë natën ditë dhe ta bëjnë të pamundurën të mundur.Kujtojmë që gjatë protestës pati incidente të vogla, ku tre oficerë policie mbetën të plagosur si pasojë e hedhjes së kapsollave nga ana e protestuesve.

Latest articles

Related articles