Balliu thirrje për protestë në Kombinat: Të shtunën ngrihet në revoltë!

spot_img

Koordinatori rajonal i PD për Tiranën, Klevis Balliu, ka postuar foto nga një takim me banorët e njësisë 6 në kryeqytet, ku ka shpallur një thirrje për protestë të shtunën.

Ai njoftoi se më 8 shkurt, në orën 17:00, banorët e Kombinatit do të ngrihen në revoltë. Balliu ka theksuar se qytetarët janë të gatshëm të bashkohen për protestën kombëtare dhe të vazhdojnë luftën për Shqipërinë.

“Sot me gjuhën e njësisë 6, me datë 8 Shkurt ora 17:00 Kombinati në revoltë!

Sot në takim me këtë të njësisë 6, të gjithë me gadishmërinë e tire për bashkëngjitur protestës kombëtare të datës 8 Shkurt në orën 17:00 janë një frymëzim i vërtetë.

Vazhdojmë përpara të bashkuar në luftën për Shqipërinë”, shkruan Balliu.

Latest articles

Related articles