Ambasadori britanik takohet me Dumanin: Mbështesim përpjekjet e SPAK për hetimin e krimeve zgjedhore!

spot_img

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Nicholas Abbott, është takuar me Altin Dumanin, Kreun e Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Ambasada britanike ka zbardhur detaje nga takimi ku theksohet se Abbott, “rikonfirmoi angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për të mbështetur SPAK-un”.

Gjithashtu, ambasadori britanik ka theksuar se mirëpret nismën e SPAK për të hetuar krimet zgjedhore.

“Në prag të zgjedhjeve, mirëpresim përpjekjet e SPAK për të mbështetur demokracinë shqiptare përmes hetimit të krimeve zgjedhore. Gjatë pesë viteve të funksionimit të tij, SPAK është bërë një nga institucionet më të besuara në Shqipëri dhe është njohur ndërkombëtarisht si i tillë. Mbretëria e Bashkuar mbetet një partnere krenare e SPAK-ut dhe pret me kënaqësi bashkëpunimin e mëtejshëm në vitin 2025”, thuhet në njoftimin e bërë publik nga ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë

Latest articles

Related articles