Tarifat ndaj Kinës| Xi Jinping i kundërpërgjigjet SHBA-së: Vendos taksë 10-15% për qymyrin e gazin amerikan! Hetime dhe kundër Google

spot_img

Në ditën kur hyjnë në fuqi tarifat e vendosura nga presidenti amerikan Donald Trump kundër të gjitha mallrave kineze, Pekini kundërpërgjigjet me një paketë masash që synojnë qymyrin dhe gazin natyror të lëngshëm (GNL) me tarifa prej 15%, si dhe një tarifë shtesë prej 10% mbi naftën, pajisjet bujqësore dhe disa lloje makinash.

Njoftimi erdhi në mëngjesin e sotëm, sipas orës shqiptare, nga qeveria kineze. Sipas Ministrisë së Financave të Kinës, masat “janë vendosur për të kundërshtuar” planet e Trumpit dhe do të hyjnë në fuqi nga data 10 shkurt.

Pekini ka paraqitur gjithashtu një ankesë në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në kuadër të mekanizmit të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve, duke argumentuar se veprimet e Shteteve të Bashkuara kanë një “natyrë të dëmshme” dhe shkelin të drejtat dhe interesat e ligjshme të Kinës.

Ministria e Tregtisë dhe Administrata e Përgjithshme e Doganave të Kinës kanë njoftuar gjithashtu një shtrëngim të kontrolleve mbi eksportet e disa materialeve të tjera. Masa hyn në fuqi menjëherë, me qëllim “mbrojtjen e sigurisë dhe interesave kombëtare dhe përmbushjen e detyrimeve ndërkombëtare, si ndalimi i proliferimit”.

Kina ka njoftuar gjithashtu një hetim kundër Google për shkelje të mundshme të ligjeve antitrust, vetëm pak minuta pasi tarifat amerikane hynë në fuqi

Latest articles

Related articles